-sidi education-spot_img
14.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqija

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në qeli ka reaguar në rrjetin e tij social. Meta shprehet se arsimi shqiptar po përjeton ditët më të këqija për shkak të narkoqeverisjes.

Sipas tij qeveria e Ramës e ka rrënuar arsimin dhe mësuesit janë më të keqpaguarit, si dhe shkollat po braktisen. Meta nënvizon se vetëm koalicioni PD-ASHM mund ta ndryshojë arsimin. Gjithashtu bën thirrje që të votojnë për Partinë Demokratike dhe për Ilir Metajn në qarkun Tiranë.

“Buxheti i arsimit do të dyfishohet për të shkuar në 5% të PBB.
Pagat e mësuesve do të shkojnë në 1500 euro në krye të mandatit.
Pagat për pedagogët do të shkojnë në 2000 euro
Numri i nxënësve në klasa do të reduktohet në 25, nga 40 që është sot në shumë shkolla
Do të dixhitalizohet thellësisht sistemi arsimor
Inovacioni do të financohet mbi mesataren e Bashkimit Europian.
Do të shpërndahen kupona 250 euro për çdo fëmijë në lagjet ku mungon shkolla derisa qeveria të hapë aty shkollën e re.
Mësuesia dhe shkenca do të konsiderohen degë prioritare dhe do të mbështeten financiarisht.
Investime prioritare në degët e teknologjisë së informacionit.
Arsimi Profesional do të jetë në varësi të Ministrisë së Arsimit.
Kurrikulat do t’i nënshtrohen një reformimi të thellë nga ekspertë të pavarur, larg çdo ndikimi politik, për të formuar të rinj me mendim kritik.
Do të implementojmë sistemin e kateringut në kopshte dhe shkolla, sipas modelit europian.
Mbështetje e fortë e arsimit profesional dhe ekselencave në bizneset start-up
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shprehet Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit