Mesditën e sotme një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë” në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”.56-vjeçari gjerman me iniciale M.Ë., duke drejtuar makinën tip “BMW” ka pëplasur këmbësoren Z.I., 38 vjeç banuese në fshatin Humelicë.
Si pasojë këmbësorja u dërgua në spitalin e Gjirokastrës dhe është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shoferi gjerman u shoqërua për në komsariat.
Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.