Rey Manaj ka shënuar një gol shumë të rëndësishëm në Turqi. Sulmuesi i Shqipërisë ndihmoi ekipin e Sivasspor, në fitoren 2-0 ndaj Antalyaspor. 28-vjeçari pati një dedikim të veçantë për fitoren e korrur.
“Almina, kjo fitore është për ty. Faleminderit të gjithë tifozëve”, shkruan Manaj në postimin pas ndeshjes.
Almina ndërroi jetë dje dhe është vajza e Bulent Ujgyn, që ishte trajner i Sivasporit në vitin e kaluar.