-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit të PD në SHBA, reagon Rama: 6 mln euro për të hequr damkën ‘non grata’!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në takimin me gratë dhe vajzat në Vlorë ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike.

Rama u shpreh i habitur se si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para sesa shteti jep për të gjitha partitë të marra së bashku.

“Gratë dhe vajzat janë pararoja e rrugës tonë drejt 11 majit dhe që janë garancia se më 11 maj, ne do të marrim rezultatin e duhur për Shqipërinë me BE, në Europë. Dhe larg Shqipërisë përsëri mbrapsht në gropë. Dhe kur flasim për gropën, këtu në Vlorë dhe sidomos ata që e kanë jetuar si prindër katastrofën e vitit 1997 e dinë shumë mirë për çfarë flasim.

Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh sot për katastrofën e atij viti që e përvëloi Vlorën dhe e hapi plagën e madhe, sepse është i njëjti fajtor që përsëri vjen vërdallë, që herë me mendjen në vend, e herë diku tjetër, për të kërkuar nga shqiptarët votën, thjesht dhe vetëm për hallin e tij persona.

Besoj se të gjitha ju që jeni këtu sot, dhe ata që ndjekin në të përditshmen e vetë këtë ballafaqim, jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro. Është bërë një kontratë 6 milionë euro, thuhet nga patriotë. Ju kujtohet herën e kaluar Luli i shkretë për 500 mijë u bë leckë. Edhe ai kështu tha, u mblodhën ca patritoë.

E kuptoni janë 6 milionë ecur për të hequr damkën e një personi non grata. Janë vërtet shumë për të mos bërë pyetjen ku u gjetën ata para. Si mundet që thjesht dhe vetëm për hallin e një njeriu, të paguhen më shumë para sesa shteti jep për të gjitha partitë të marra së bashku. Është pak e cudishme kur e mendon se na u tha sa të vinte Trump, do ikte non grata. Tani u dashkan edhe 6 mln euro me shpresën që të ikte non grata. Edhe sikur të rrijë edhe sikur të iki, kjo nuk është çështja dërrmuese e shqiptarëve, që janë sot në një moment historik dhe duhet të marrin një vendim historik.” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit