Një aksident i rëndë është regjistruar sot paradite rreth orës 11:03, në aksin e vjetër Lezhë–Manati, ku dy automjete janë përplasur mes tyre me forcë.
Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre ka pësuar fraktura të shumta dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.