-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Do të takonte djalin e Trumpit? Rama reagon: Çmenduri, detyrohen njerëzit e familjes së presidentit ta mohojë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët në Petrelë u ndal te deklarata e Partisë Demokratike se përse ai nuk ishte në funeralin e Papa Françeskut. Partia Demokratike ka deklaruar se kryeministri pritej që të shkonte në Beograd për të takuar djalin e Presidentit Donald Trump.

Rama tha se kjo është një çmenduri, që detyron familjen e presidentit amerikan të dalë dhe ta mohojë.

“Sot kishte futur në lojë nëpërmjet një çyryku që e mban afër edhe familjen e presidentit Trump. Sipas tij unë paskësha bërë një përpjekje për shkuar në Beograd, prandaj nuk shkova për ti dhënë lamtumiren Papës, po prita të shkojë në Beograd, se aty do shkonte djali i Trump dhe unë me vëllain tim Vuqiqin do futesha si fanti spathi dhe do ta përshëndesja, por kjo nuk ishte e mundur sepse kjo dështoi sepse shba…Ok deri këtu ne i dimë. Por kur shef që detyrohen njerëzit e familjes së presidentit të SHBA që të mohojnë këtë çmenduri, realisht të vjen trup. Në fund të ditës, atje nuk e di njeri dhe nuk e njeh njeri përveç këtyre që marrin 6 mln dollarë, sepse po të çohet edhe Lymi i tytit të paguajë 6 mln dollarë vjen Latifi dhe na e prezanton të gjithëve. 6 mln dollarë për të ardhur njëherë për të folur në dasmën e Lymit të Tytit vjen Latifi pa problem fare. Problemi është që pa ato 6 mln dollarët nuk e di njeri kush është Lymi.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit