Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët në Patos. Rama u shpreh se vota me 11 maj është për hyrjen në Bashkimin Evropian. Kryeministri nënvizoi se Partia Socialiste do të marrë një fitore historike në Fier, në kryeqytetin e socialistëve.
“Dua tju them se çdo njeri nga ne me një votë në qendër të fletës së votimit, do ja bëjë qepalla Europës dhe do lërë pas hijet e së shkuarës që nuk na janë ndarë për dekada e shekuj. Hyrja në BE do i japë shqiptarëve garancinë përfundimtare se përpjekja jonë, për të vendosur barazinë para ligjit do jetë e pakthyeshme përgjithmonë.
11 maji është i ngjashëm me 22 marsin e shumë viteve më parë. U votua PD jo se ishin me PD por duhej mbyllur një histori dhe hapur një histori e re. Nuk mund ta humbim trenin e historisë. Nuk mund ta lëmë derën e hapur të BE-së të na mbyllet para syve. Duhet të vendosim të gjithë besimin dhe kurajon që Shqipëria e 2030 të jetë një Shqipëri europiane dhe ky flamur të ngjitet aty. Më 11 maj do marrim një fitore rekord këtu në Fier, në kryeqytetin e socialistëve.”, tha Rama.