Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar sot Komisionerin Johannes Hahn. Në takim kanë diskutuar mbi situatën politike dhe demokratike në Shqipëri.
Berisha ka thënë se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama dhe përfshirja e tij në manipulimin e institucioneve ka sjellë një erozion të standardeve demokratike.
Gjithashtu Berisha ka ngritur shqetësime edhe për heshtjen dhe qëndrimin pasiv të disa zyrtarëve në Bruksel dhe ambasadorëve të huaj, të cilët sipas tij kanë mbyllur sytë ndaj këtyre fenomeneve dhe kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën.
Ndërsa Komisioneri Hahn ka shprehur se do të ngrejë zërin për të gjitha problematikat që janë ngritur nga Partia Demokratike dhe që janë pasqyruar në rezolutat e mbështetura nga Partia Populoore Europiane.