-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Librazhd dhe Përrenjas: Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me banorët në Librazhd-Prrenjas. Berisha premtoi se brenda 100 ditët e para do të vendoset minimumin jetik prej 200 eurosh.

Ai theksoi se me 11 maj do të shkojnë drejt fitores dhe i bëri thirrje që të votojnë numrin 1 për Aleancën Shqipëria Madhështore.

“Shkojmë më 11 maj në zgjedhje të sigurt për një fitore të thellë ku qytetarët votojnë për veten e tyre, familjen e tyre dhe të ardhmen e të gjithë Shqipërisë. Zotohem para jush se me programin tona do të rikthejmë paratë qytetarëve shqiptarë dhe çdo pensionist në këtë rreth, në këtë qark dhe në Shqipëri në 100 ditët e para nuk do të ketë kurrë një pension nën 200 euro, do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh i cili përmirëson gjendjen e 560 mijë pensionistëve.

Në 100 ditë nxjerrim shqiptarët nga varfëria e skajshme Nuk ka shqiptarë që nuk do të ketë nën 6.3 euro në ditë.

Regjimi i Ramës i famshëm në botë për lidhjen me krimin dhe drogën. Pyes ferëerët, sa herë e keni dëgjuar të flasë për ju? Për pemëtoret dhe prodhimet tuaj dhe sa herë për drogën dhe kanabisin. Ne do të 5 fishojmë fondet dhe subvencionet për fermerët.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit