Policia e Lezhës ka arrestuar një 39-vjeçar me iniciale V.N., banues në fshatin Balldre. Ai kishte marrë një lokal me qira dhe organizonte lojëra fati me celular. Policia kontrolloi lokalin e 39-vjeçarit dhe në cilësinë e provës materiale sekuestroi celularin.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.