Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti ka reaguar pas vjedhjes së zyrës elektorale në Cërrik. Alizoti për vjedhjen e zyrës së PD-së në Cërrik akuzoi Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Ai thotë se çdo hajdut në vend është i lidhur me kryeministrin.
“Zoti kryeministër unë e di që jeni një njeri banal, e di që çdo hajdut në Shqipëri është i lidhur me ju, si Sarandë, Shkodër, Elbasan Ju jeni prirësi i hajdutëve. Keni qenë qe te gjyshi dhe deri te ju. Ju jeni vetëm banaliteti. Të jeni i sigurt që është kënaqësia jonë si PD të shtypim njerëzit banalë, kjo që keni bërë sot duke cënuar degët elektorale është një akt i turpshëm, është një akt burracak politik, por është një gjë që vetëm na vërteton se çdo hajdut në Shqipëri, çdo kriminel në Shqipëri është mik i juaji”, shprehet Alizoti.
Më pas ai thotë se në kompjuterin që është vjedhur ishin listat e hapura të votuesve të demokratëve.
“Thyerja e zyrës është akt politik dhe nuk bëhet për sendin por bëhet për cënimin e një zyre elektorale gjatë fushatës elektorale. Kompjuteri për ata që i njohin zgjedhjet përmban listat e sigurta të votuesve të demokratëve i cili është një informacion i PD dhe është në duart e kundërshtarit. Tani ta shohin të gjithë ata që besojnë te BE, të gjithë amabsadorët, ta shohim edhe SPAK pasaportën europiane. Thirrja ime është për demokratët të qëndrojmë, thirrja ime është për qytetarët e Elbasanit dhe Shqipërisë të qëndrojmë dhe të kuptojnë që në BE nuk shkohet me xhepista dhe thyerje xhamash”, shprehet Alizoti.









