Ditën e sotme një krim ka ndodhur në Shkodër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi” në një banesë të marrë me qira. Në banesë është gjetur e vrarë me thikë tursitja amerikane S.S.
Dyshohet se autori i vrasjes është bashkëshorti i saj amerikan, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Sipas policisë ai ka qenë në gjendje të dehur dhe ka dëmtime të lehta në duar me thikë.
Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
EMRI/ Krimi në Shkodër, turisti amerikan vrau gruan dhe qëlloi veten e tij