-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama ironizon kandidatët e PD-së: Të paktën dëgjoni Pavarottin e vërtetë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Shkodër ironizoi kandidatët e Partisë Demokratike. Rama u shpreh se demokratët e Shkodrës duhet që të votojnë numrin 5.

“Dash Sula. E njihni gjelin e detit të Peqinit?! Gjeli i detit fitoi primaret në mënyrë absolute. Ku është? Ai del të paktën në televizor. Se ha dot bufi atë se nuk është zog kënete, është gjel deti. Tani ka sjellë Luciano ‘fake’ Pavarottin këtu që të bëjë Shkodrën madhështore. Unë pres që demokratët e Shkodrës, të dielën tjetër, minimumi të rrinë dhe të dëgjojnë Lucianon Pavarottin e vërtetë dhe të mos votojnë fare. Se këtë pasaportën europiane do ia japim ne, ashtu siç i dhamë Shkodrën. Dhe njëherë që i besuat këtij budallait këtu, bashkë me Benetin, që një nga të paktat fare mbetje të riciklueshme të PD-së, se ata janë të pariciklueshëm, ja ku jemi sot. Është një sot me besim. Të vijë të bëje miting në Shkodër, duhet të kaloje nga të dyja anët që thoshin: ‘Ik komunist’. Nëna ime, ndjesë pastë, e di çfarë ka hequr kur kalonte, me libër shtëpie. Bufi i trajton demokratët e Shkodrës si ai filmi: ‘Lulet në këtë vend i hanë gomerët’, por për ne lulet janë lule. Këtë herë thashë, demokratët e Shkodrës, minimalisht të dëgjojnë Pavarottin e vërtet, maksimalisht të votojnë 5-ën. Edhe po s’i bëri zemra të votojnë 5-ën, kanë gjithë këta kandidatë këtu, socialistë e demokratë, që mos të hyjnë në gjynah.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit