Kryeministri Edi Rama gjatë takimit elektoral në Shkodër foli edhe për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Rama tha se problemet janë më të reduktuara sesa kanë qenë më para.
“BE është makina më e madhe burokratike e botës. Duhet të negociosh çdo produkt. Veza, midhja, peshku, buka… Duhet të negociosh si duhet të hedhësh hapat për sistemin e drejtësisë. Duhet të negociosh për ekonominë.
Si mund të negociojnë ata me një vend që është ‘narko’. Me një vend që s’ka drita, s’ka bukë… Normalisht që ne kemi probleme, por këto janë probleme më të reduktuara sesa kanë qenë”, u shpreh Rama.