-sidi education-spot_img
22.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Barazinë para ligjit e solli PS me vendosmërinë më të madhe

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Korçë u ndal tek drejtësia. Rama theksoi se drejtësinë e ka sjellë Partia Socialiste me vendosmërinë. Ai shprehet se barazia përpara ligjit nuk ekzistonte dhe tani është bërë realitet falë tyre.

“Po jetoj një përpjekje të barazisë para ligjit. Nuk kanë qenë kurrë një realitet për shqiptarët. Kur bënë shtetin, ligjin ishte bashkë me Maliqin dhe Maliqi ishte i pari i qeverisë. Ne jemi të parët në histori që dorëzuam shpatën dhe e lamë të lirë drejtësinë, se pa një drejtësi që është e lirë të godasë majtas dhe djathtas dhe pa një forcë udhëheqëse që është e gatshme të marrë të gjitha kostot, sepse nuk jemi këtu për pushtetin sot, por për shtetin europian të fëmijëve tanë nesër.

Vijnë këta, bashkë me ca të tjerë që strehën çdo natë nëpër ato berberhanet e debateve politike dhe bëjnë si të habitur. Si mund të votohet PS, këta kanë gjysmën e qeverisë në burg, gjysmën në hetime. Këta janë të zhytur.

E para e punës këta nuk dinë aritmetikë. Ne kemi patur 60 e kusur ministra dhe nuk janë sa gishtat e njerës dorë ata që kanë probleme me drejtësinë. Por edhe sikur të jenë gjysmat. Kush e solli këtë realitet të ri, Stamo Dumua apo Noc Rroku, e solli PS, e sollëm ne me vendosmërinë më të madhe.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit