-sidi education-spot_img
30 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Peshkopi, 27-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplas policin

Kryesoret

Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, ku është lënduar punonjësi i policisë në shërbim. 27-vjeçari me iniciale A.Sh., duke drejtuar një makinë tip “Golf” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, si dhe ka hyrë brenda një berberhane.

Si pasojë është lënduar punonjësi i policisë Veli Gjura, i cili është dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit