-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albana Vokshi: Nuk tërhiqem nga akuzat për Vilma Nushin

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi para ambienteve të SPAK-ut ka dhënë një deklaratë lidhur me akuzat e shpifjeve që janë ngritur ndaj saj nga përfaqësues të Vilma Nushit.

Vokshi ka sqaruar se ka paraqitur prova të mjaftueshme për të hedhur poshtë akuzat dhe ka theksuar se këto akuza janë të pabaza dhe të orkestruara nga njerëz të lidhur me pushtetin për të fshehur realitetin e qeverisjes aktuale.

Ajo ka shpjeguar se qëllimi i këtyre akuzave është që ta detyrojnë të heshtë dhe të tërhiqet nga lufta për transparencë dhe drejtësi, por, siç u shpreh ajo, nuk do të hesht derisa të bëhet plotësisht e qartë për qytetarët e Shqipërisë të gjitha lëvizjet dhe shkeljet që janë bërë në emër të koncesioneve të dyshimta.

Vokshi ka përmendur koncesionet e check-up-it, sterilizimit dhe të tjera, të cilat sipas saj, janë marrë në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit