-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Durrës: Mbështesim me 5000 euro grant çdo të ri që nis një start up apo biznes

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin përmbyllës me qytetarët në Durrës foli rreth programit. Berisha u premtoi të rinjve një fond të posaçëm në 110 ditët e para të qeverisjes së tyre.

Ai nënvizoi se do të jepen 5 mijë euro për çdo të ri që hap një start up apo biznes. Gjithashtu theksoi se qeveria e tyre do të kenë në epiqendër të programit fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë.

“Do rikthejmë të rinjtë shqiptarë nga mbarë bota. Ndaj dhe këtu para jush zotohem se do dyfishohet investimi për arsimin, për rikthimin te shkolla moderne, për mësues që s’do paguhen kurrë nën 1000 euro. Hiqet mesatarja për universitetet. Çdo i ri që diplomohet do ketë një vend pune të garantuar në sektor publik apo privat. Në 100 ditët e para krijohet fondi i rinisë me të cilin do mbështesim me grante, çdo të ri 5000 euro grant për çdo të ri që do të nis start up apo biznes.

Start up do ketë fondin e veçantë. Çdo punëmarrës që punëson të rinj do ketë 70% zbritje në taksa. Për talentin e të rinjve në sport dhe kulturë fond i veçantë për ti mbështetur ata 5 mln euro. Kjo do lehtësojë garën botërore të rinjve tanë. Qeveria e ardhshme, në epiqendër të programit do ketë fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë. Duhet që ata të ndërtojnë ëndrrën në këtë vend. Vetëm ëndrra e tyre e bën Shqipërinë me të ardhme.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit