-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në Korçë: Arsimin e mesëm do ta bëjmë të detyrueshëm

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin përmbyllës të fushatës në Korçë u shpreh se në fokus është arsimi. Berisha tha që do të hiqet mesatarja e universitteit dhe çdo student do të rimbursohet me 200 euro në muaj. Ai theksoi se arsimi i mesëm do të bëhet i detyrueshëm.

“Rrugët ndërtohen me 10 herë mbi çmimin e zakonshëm. Do të shkojmë drejt arsimit të mesëm të detyrueshëm. Kombet që e kanë bërë këtë në arsim, kanë ecur përpara. Do të heqim mesataren për Universitetin, në mënyrë që çdokush që dëshiron të vazhdojë të lartën, e ka derën e hapur. Çdo student do të rimbursohet me 200 euro në muaj nëse studion jashtë rrethit të tij. Çdo i ri i diplomuar do të ketë një vend pune në sektorin publik ose privat.

Do të marrin grante studentë e diplomuar deri në 5 mijë euro për bizneset e reja që do të bëjnë. Duhet të kthejmë gjithë vëmendjen te të rinjtë. Çdo çift i ri do të ketë 30 mijë euro grant për t’u strehuar. Një fond i posaçëm 5 milionë euro për më të talentuarit, në çdo fushë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit