-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Rama ironizon Bardhin: Fieri dhe Shqipëria nuk mund të bëhen Gazi i botës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimim përmbyllës me qytetarët në Fier ironizoi edhe drejtuesin politik opozitar të këtij qarku, Gazment Bardhi.

Rama tha se opozita ka sjellë në Fier dikë që nuk e meriton besimin e qytetit. Ai tha se Bardhi është ‘vetëm gazi i botës’. Gjithashtu u shpreh se Bardhi nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe nga ky qark.

“Ne populli shqiptar duam tani nuk presim më. Në ndërkohë këtu në këtë shesh është e pamundur të mos prek edhe një pjesë të kësaj historie, pjesë e shëmtuar, e neveritshme. Kënetën. U mblodh këtu në këtë shesh dhe dukej si një mbledhje mbetjesh nga Gjanica, që i kishin lënë këtu për ti pastruar shiu.

Kënetën që këtu ka zgjedhur të sjellë për të përfaqësuar Fierin në parlament dikë që jo nuk e meriton besimin e këtij qytetit, jo nuk e meriton besimin e asnjë qyteti dhe fshati, asnjë demokrati të zakonshëm në Fier, por nuk meriton asnjë respekt nga ky qytet dhe qark.
Dikë që është vetëm Gazi i botës. Nuk mund të jetë Fieri i demokratëve i përfaqësuar nga gazi i botës. Nuk mund të jetë i ndarë mes Shqipërisë në Be 2030 me gazin e botës. Nuk mund të bëhet Shqipëria gazi i botës duke shkuar pas një plaku të rrjedhur, pas një politikani të lashtë të pashpresë që ka marrë peng opozitën për interesin e tij. Ma tha bukur shumë një zonjë, ç’është kjo punë ne të tërë na kanë rritur me këshillën të kujdesemi për pleqtë. Këta këneta duan që një plak të kujdeset për ne.”, tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit