-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Felaj: Procesi i votës në Greqi është objektiv, nuk ka lidhje me ne

Kryesoret

Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felaj, ka komentuar problematikat e ngritura lidhur me procesin e votës së diasporës në Greqi, duke i quajtur ato të lidhura me sistemin e adresave në këtë shtet një çështje që është jashtë kontrollit të institucioneve shqiptare.

Felaj e cilësoi si hipokrizi pretendimin se posta ishte zgjedhur nga qeveria, duke theksuar se përzgjedhja e shërbimit postar ishte bërë në mënyrë konsensuale.

“Procesi i numërimit të jetë i rregullt, të zbatohet ligji. Edhe kur u vendos për postën, ka qenë një vendim konsensual. DHL është një postë prestigjoze ndërkombëtare. Të thuash që posta u vendos nga qeveria është hipokrizi,” tha Felaj.

Ajo shtoi se problematikat me votimin e diasporës në Greqi janë objektive dhe nuk kanë lidhje me veprimet e autoriteteve shqiptare.

“Ne nuk pretendonim fshehtësi të votës për vetë mënyrën si votohet pasi nuk shkohet në qendra votimi. Problematikat në Greqi vijnë për shkak se sistemi i adresave në shtetin fqinj nuk është i saktë. Ajo që ka ndodhur në Greqi është objektive dhe nuk ka asnjë lidhje me ne,” përfundoi Felaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit