Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 37-vjeçarin me iniciale I.N, i cili dyshohet se teksa po qarkullonte me makinë në lagjen numër 13 në Durrës ka qëlluar me armë zjarri për të kanosur D.K. 50 vjeç.
Më pas është larguar. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe 25-vjeçari me iniciale R.M., që ishte pasagjer në makinë për moskallëzim krimi.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.