Policia e Shtetit ka rritur masat e sigurisë në burgjet e vendit për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen ditën e dielë. Policia e Burgjeve në bashkëpunim me policinë e Shtetit ka rritur masat me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë.
Në burgjet dhe paraburgimet në vend kanë të drejtën për të votuar 3087 të dënuar apo paraburgosur. Ndërkohë nga listat janë hequr emrat e të dënuarve ose të paraburgosuve të cialat Kodi Zgjedhor nuk i lejon që të ushtrojnë të drejtën e votës.