-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PSG dhe Enrike synojnë tripletën me dy finalet vendimtare

Kryesoret

Pas fitimit të titullit të Ligue 1, PSG-ja është tashmë në kërkim të dy trofeve të tjerë që mund të sigurojnë një tripletë historike: Kupa e Francës dhe Liga e Kampioneve. Trajneri Luis Enrike është plotësisht i përkushtuar për t’i udhëhequr lojtarët e tij në këto finale të rëndësishme, duke i dhënë prioritet menaxhimit të duhur të skuadrës për të siguruar një formë të shkëlqyer fizike dhe mendore në prag të këtyre ndeshjeve të mëdha.

“Jemi gati të gjithë për të bërë historinë. Edhe tifozët tanë. Nëse ekziston një skuadër që meriton të fitojë Championsin, është PSG-ja. Por shumë energji pozitive tani mund të sjellin rrezik,” tha ai.

Për këtë arsye, Enrike ka vendosur që disa lojtarë kyç të kenë pushim për t’u freskuar maksimalisht për dy finalet që i presin. Disa prej lojtarëve më të rëndësishëm, si Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Nuno Mendes, Paquetá, Ruiz dhe Vitinha, janë liruar për të pushuar.

“Duhet të shkojmë në kushtet e duhura për dy finalet. Çdo lojtar ka nevojë për një plan të personalizuar. Objektivi ishte që të ishim në garë në të gjitha kompeticionet dhe ia dolëm. Tani pushimi është i rëndësishëm dhe lojtarët duhet të jenë të freskët. I kemi lënë ata pushim për të qenë sa më në formë. Megjithatë, duhet të jemi kompetitivë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një finale Kupe apo finale Champions-i. Duhet të luajmë për fitore,” shtoi trajneri.

Në fjalët e tij, Enrike shfaq siguri për mundësinë e PSG-së për të triumfuar, duke shtuar se Barcelona meritonte të ishte në finalen e Championsit, një deklaratë që mund të stimulojë rivalët e Interit për të dalë me forcë në këtë finale të madhe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit