-sidi education-spot_img
20.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në Vorë, dy përfaqësuesit e PD: E patolerueshme dhe papërgjegjshmëri e KQZ

Kryesoret

Dy përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Komisionin Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kanë shprehur shqetësimin në lidhje me atë që ndodhi në Vorë. Ata kanë thënë se ajo çfarë ndodhi në Vorë është e patolerueshme dhe një papërgjegjshmëri e KQZ.

“Dua ta nis diskutimin me ngjarjen e rëndë të Vorës. Është e pa tolerueshme që ngjarje të tilla ndodhin edhe me bekimin e KQZ në zgjedhjet e 2025. Unë kam patur shumë kërkesa për tu pajisur me karta vëzhguesi. Shumë persona që nuk kanë lidhje me zgjedhjet, aq më tepër staf i KQZ të rrinë brenda qendrave të votimit. Kjo është papërgjegjshmëri që buron nga KQZ”, tha anëtari i PD.

Ndërsa anëtarja e PD tha se “Ajo që ndodhi në Vorë është jashtëzakonisht e rëndë, dëshmon mbulljen e syve të KQZ, e cila duhet të ishte e shqetësuar dhe aktive. Unë do të doja të falënderoja rolin e medias për shkak të pamjeve filmike, përmes të cilave dëshmon se ky proces mbetet jo i lirë, i patronazhuar dhe i kriminalizuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit