-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhupa: Kushëriri i kandidatit të PS, Vasil Llajo ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit

Kryesoret

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa në rrjetin e saj ka ndarë një foto nga një qendër votimi në Finiq. Zhupa thotë se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të Partisë Socialiste Vasil Llajo ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit.

Ajo shkruan se Partia Demokratike kërkon menjëherë bllokimin e qendrës së votimit në fshatin Dhivër.

“Fshati Dhivër, QV 4695, Bashkia Finiq! PD kërkon menjëherë bllokimin e qendrës!

Njoftojmë policinë dhe KZAZ për marrjen e vendimeve përkatëse sipas ligjit.

Informacioni që na vjen është se Dhimitër Llajo, kushëriri i kandidatit të PS Vasil Llajo, ka nxjerr fletën e votimit jashtë dhe udhëzon zgjedhësit.

Të gjithë do përballen me ligjin. Larg duart nga vota e qytetarëve, do ikni me turp,” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit