Në Parkun Olimpik pas vendimit të KQZ është hapur kutia e parë me votat e Diasporës.
Kutia e parë e numëruar i përket qarkut të Kukësit dhe kryeson Partia Demokratike me 196 vota, PS ka 52 vota.
Qarku Kukës ka në total 12 kuti me 2896 fletë votimi të votuesve nga jashtë vendit.
Kutia e parë e Kukësit me votat e diasporës, me 261 vota në total:
PD – 196 vota
PS – 52 vota
PSD – 2 vota
Mundësia – 2 vota
Nisma-Shqipëria Bëhet – 7 vota
Koalicioni Euroatlantik – 1 votë