Në qarkun e Fierit, janë numëruar 132 kuti votimi nga gjithsej 587, dhe deri tani Partia Socialiste (PS) është forcë kryesore me 22,178 vota, që përfaqësojnë 63.4% të votave të numëruara.
Pas PS, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 8,801 vota, që përbëjnë 25.2% të totalit të votave.
Në vend të tretë renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) me 1,431 vota, që përfaqësojnë 4.1% të votave deri tani.