Në qarkun e Shkodrës janë numëruar deri tani 96 nga 405 kuti votimi. Rezultatet paraprake tregojnë një avantazh të Koalicionit Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i cili kryeson me një diferencë të ndjeshme ndaj Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate.
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 9,104 vota – 40.7%
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 7,865 vota – 35.2%
Partia Socialdemokrate (PSD) – 4,265 vota – 19.1%
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 365 vota – 1.6%
Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 320 vota – 1.4%
Partia Mundësia – 264 vota – 1.2%
Lëvizja Bashkë – 93 vota – 0.4%
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 29 vota – 0.1%
Lëvizja Atdheu (LA) – 21 vota – 0.1%
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 22 vota – 0.1%
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 7 vota – 0.0%









