Kryeministrisë i Kroacisë, Andrej Plenkovic ka uruar Edi Rama për fitoren.
Plenkovic me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shprehur gjithashtu edhe kënaqësinë për pjesëmarrjen në samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet në Tiranë të premten.
“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten’,shkruan Plenkovic.