-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Celibashi: Procesi është finalizuar në 58 KZAZ

Kryesoret

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat ka treguar se procesi i numërimit të votave ka shkuar mirë në përgjithësi.

Celibashi tha se rreth 58 KZAZ kanë përfunduar totalisht procesi, si dhe i vleërimit të votave për kandidatë.

“Janë në përfundim edhe 10 KZAZ të tjera, procesi po ecën ngadalë në KZAZ-në nr.30 dhe 32.”, tha ai. Gjithashtu u bëri thirrje kandidatëve që janë në garë që të distancohen nga numëruesit.

Ndërsa në lidhje me vendimin e votave të Greqisë, Celibashi u shpreh se “Qëllimi i aktit të nxjerrë nga ana ime ishte për të disiplinuar procesin nga pikëmapja logjistike. Asesi nuk synonte të prodhonte rregulla më shumë se sa thashë. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve e gjykoi ashtu, sikur shkon përtej kompetencës së komisionerit. Duke parë se grupet e numërimit nuk binin dakord për atë se si duhej të vlerësoheshin votat nga Greqia, ne urdhëruam që të administrohen në mënyrë të rregullt. Ajo vendimmarje e zhbllokoi procesin, përndryshe do ishim duke diskutuar te paneli i Komisionerit, KAS apo te ai i Kodit Zgjedhor, për votat nga jashtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit