Në bashkinë e Pogradecit ka përfunduar procesi i numërimit të votave preferenciale. Fitues është shpallur kandidati socialist Bledi Çomo, i cili ka marrë 8 399 vota, kundrejt kandidatit demokrat Gentian Çela që ka marrë 2 880 vota.
Bledi Çomo ka falenderuar ata që e kanë votuar dhe ka shprehur se Pogradeci tani ka zërin e tij në Kuvend.
“Faleminderit të gjithë banorëve të Pogradecit, i love you Pogradeci dhe do të jem përfaqësuesi i zërit tuaj. Është rezultat i mrekullueshëm. Njerëzit kanë krijuar besim te PS për shkak të udhëheqjes së tyte po ashtu edhe një pune të mirë të strukturave të PS.”, tha ai.