Presidenti i Këshillit të Evropës, Antonio Costa, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e tij të bindshme në zgjedhjet parlamentare. Costa ka vlerësuar rezultatin e zgjedhjeve dhe ka shprehur entuziazmin për takimin e tyre të ardhshëm në Tiranë.
“Urimet më të përzemërta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse në zgjedhje. Mezi pres të të uroj personalisht nesër në Tiranë.”