Liridon Masurica 33 vjeç nga Gjilani, është ekstraduar në SHBA pasi akuzohet për krime kibernetike, përfshirë mashtrime dhe përdorim të paautorizuar të instrumenteve elektronike.
Ai dyshohet se ka udhëhequr BlackDB.cc, një treg të zi që shiste kredenciale të vjedhura dhe informacione për kartela krediti.
Aktivitetet e tij janë përdorur nga kriminelët për të kryer mashtrime me taksa dhe vjedhje identiteti.
Masurica mund të dënohet deri në 55 vjet burg nëse shpallet fajtor.