Procesi i numërimit të votave preferenciale në qarkun e Fierit është drejt përfundimit, me 552 nga 587 kuti të numëruara. Deri tani, Partia Socialiste ka arritur një fitore të thellë në këtë qark, duke siguruar 12 mandate deputetësh, ndërsa koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka marrë vetëm 4 mandate.
Nga 12 mandatet e PS-së, pesë u shkuan emrave të listës së mbyllur, ndërsa shtatë të tjerë janë rezultat i listës së hapur, përmes votës preferenciale. Në krye të listës së hapur renditet Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi.
Deputetët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Fier:
Belinda Balluku
Petrit Malaj
Kiduina Zaka
Erjo Mile
Ana Nako
Nga lista e hapur:
Ceno Klosi – 15,182 vota
Klevis Jahaj – 12,289 vota
Asfloral Haxhiu – 11,524 vota
Antoneta Dhima – 6,460 vota
Elton Korreshi – 5,889 vota
Zegjine Çaushi – 3,835 vota
Dhimitër Kruti – 3,608 vota
Deputetët e zgjedhur nga koalicioni PD-ASM:
Gazment Bardhi
Luan Baçi
Brunilda Haxhiu
Saimir Korreshi