-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Votat e Greqisë, PS letër KQZ për të nisur numërimin

Kryesoret

Partia Socialsite i ka dërguar një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vijimin e numërimit të votave nga Greqia.

Në letër Parti Socialiste kërkon që të merren masa për vijimin e rregullt të procesit të numërimit dhe vlerësimit të zarfeve “B”. Gjithashtu kërkon edhe përmbylljen e procesit të numërimit të votave.

Shkresa e PS:

I nderuar Komisioner,

Me shkresën nr. 205, datë 15.05.2025, Partia Socialiste e Shqipërisë i është drejtuar me shkresë

Komisioneve të Administrimit, Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë, për tu shprehur me vendim lidhur me kontestimet e bëra nga Grupet e Numërimit të Votave për pothuajse 25% të zarfave “B”, duke mundësuar kështu vazhdimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë.

Nisur nga fakti se nga ana tyre nuk u mor asnjë vendim dhe nuk ka filluar ende numërimi, në përcaktim të Udhëzuesit të punës së KANVVJ dhe GNVJ, miratuar me vendimin nr. 33, datë 08.05.2025 të Komisionit Rregullator, rezulton se referuar Kreut II, pika 1 parashikohet se në rast të mungesës së vendimmarrjes nga KANVVJ, vendimi merret nga Komisioneri.

Në këto kushte, kërkojmë nga ana Juaj, në ushtrim të kompetencave të ngarkuara me ligj, marrjen e një vendimi për vijimin e procesit në mënyrë të rregullt dhe vlerësimin e zarfeve “B” të kontestuara deri në këtë fazë nga Grupet e Numërimit dhe përmbylljen e procesit të numërimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit