Në Tiranë u arrestua një 64-vjeçar pasi përfitonte shuma të ndryshme parash nga qytetarët me anë të mashtrimit.
Nga hetimet rezultonte se 64-vjeçari Spiridon Lito me anë të mashtrimit përfitonte shuma të ndryshme parash nga 500-1000 euro nga qytetarë të ndryshëm. Ai iu prezantonte qytetarëve si mik i fëmijëve të tyre që jetonin jashtë vendit.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.