Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi shprehet se opozita dhe PD nuk do të mbyllë sytë përpara vjedhjes dhe deformimit të votës së shqiptarëve dhe të diasporës më 11 maj, duke lënë të nënkuptohet për rihapje të kutive të votimit.
“Mungon një përshëndetje, nga SHBA, DASH dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, dhe do të mungojë akoma. Kjo masakër ka ndodhur para gjithë botës, rezultatet e diasporës janë përtej çdo logjike. Ka kuti që janë hapur ku PS merr mbi 300 vota, PD 10, edhe Lukashenko do të ishte xheloz për Ramën.
Çmenduaria më e madhe është kjo, kanë ikur për shkak të Ramës dhe këto votojnë 95% Edi Ramën. Këto i përkasin vetëm komunizmin, e ne të mbyllim gojën?! Po informojmë të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, faktet që disponojmë po i depozitojmë aty ku duhet.
Votat e diasporës i kanë sjellë me trenin bullgar. Do të kërkojmë edhe rihapjen e kutive, eksperimentimin e fletëve të votimit, zyrave elektorale të paligjshme që kemi gjetur” tha ai.