-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama falënderon diasporën pas fitores: Na bëtë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë në BE

Kryesoret

Pas publikimit të rezultateve nga votimi i diasporës për zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Socialiste ka marrë 61% të votave, Kryeministri Edi Rama ka dërguar një mesazh falënderues për shqiptarët në mbarë botën që, sipas tij, “iu bashkuan trenit të fitores”.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama vlerësoi se kjo mbështetje shkon përtej shifrave, duke e cilësuar si një mesazh të fuqishëm që e motivon mazhorancën për rrugëtimin drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Mesazhi i plotë i Kryeministrit Rama:

“MIRËMËNGJES dhe me një falenderim krejt të posaçëm, për shqiptarët që nga Greqia, Italia, Amerika, e çdo anë e Europës dhe botës që iu bashkuan trenit të fitores duke e bërë atë edhe më domethënëse, jo thjesht për nga numrat po në radhë të parë për nga mesazhi i fuqishëm i shumicës së tyre dërrmuese, i cili do të na bëjë edhe më të përkushtuar për Shqipërinë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit