Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se “po përpiqet të blejë kohë” për të vazhduar luftën e saj në Ukrainë.
“Nëse Rusia vazhdon të paraqesë kushte jorealiste dhe të minojë progresin, duhet të ketë pasoja të rënda”, shkroi presidenti i Ukrainës në rrjetet sociale.
Ai shtoi se Kievi ishte gati të negocionte. Pas telefonatave të ndara me Zelenskyn dhe Putinin të hënën, Trump tha se bisedimet për armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës do të fillonin “menjëherë”.