Mbrëmjen e djeshme një sasi jo e madhe lëndë plasëse është gjetur në Durrës nga disa kalimtarë.
Ata njoftuan policinë teksa panë lëndën plasëse në zonën e “Velierës”, pikërisht tek shkallët e saj, rreth 50 metra nga banesa e ish kryebashkiakut Vangjush Dako.
Sasia e eksplozivit u shpërthye në mënyrë të kontrolluar nga forcat e specializuara xheniere. Policia rrethoi zonën dhe ka vazhduar hetimet në lidhje me këtë ngjarje.