Mirela, bashkëshortja e Artan Lames ka njoftuar vdekjen e bashkëshortit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mirala Lame shkruan “Unë jam Tani dhe do jem përgjithmonë! Të dua përjetësisht zemërbardhi im”.
“Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej. Nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë, jam i qetë, por po përqendrohem te Muzeu. Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste. Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejshme”, shkroi nëna, Diana Lame.
Trupi i pajetë i tij pritet të sillet të shtunën në Shqipëri. Arkmorti do të niset sot nga Gjermania në rrugë tokësore.