Ditën e djeshme një 58-vjeçar është goditur me sëpatë në fshatin Shtyllas, Fier.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, 63-vjeçari Pashuk Paluca dhe i djali i tij Ndue Paluca kanë goditur Llesh Markun.
58-vjeçari u dërgua në spital dhe është nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa policia e Fierit ka arrestuar 63-vjeçarin dhe është në kërkim të djalit të tij Ndue Palucën 40 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sopata. Ndërsa materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.