Mediat italiane Telefono Azzurro gjatë një konference “Fëmijët e Padukshëm” paraqiti një dosje alarmuese për situatën në vendin fqinj me të dhëna alarmante.
Sipas raportit, gjatë gjysmës së parë të vitit 2024 në Itali u regjistruan 11 694 raste personazh të zhdukur, nga të cilat 69.9% ishin të mitur që përfqësonin 8143 raste. Në mesatare, kjo do të thotë 64 raportime në ditë.
Shumica e rasteve të raportuara në Itali përfshinin adoleshentë të moshës 16-17 vjeç, të cilët përbëjnë mbi 70% të të gjithë të miturve të zhdukur. Gjithashtu, 58.1% e rasteve të zbuluara i përkasin vajzave. Sa i përket grupmoshave, 12.9% e rasteve ishin fëmijë 0-10 vjeç, ndërsa 16.7% i përkisnin grupmoshës 11-14 vjeç.
Në aspektin e kombësisë, 56.9% e raportimeve ishin shtetas italianë, ndërsa 41.67% fëmijë me kombësi të huaj. Ndër arsyet më të zakonshme të raportuara ishin arratisja nga shtëpia (36.5%), ikja nga komuniteti ose institucioni (12.5%), zhdukje të paspecifikuara (12.5%) dhe largimi nga qendrat e pritjes (7.3%).