Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot ish-sekretarin e përgjithshëm, Endrit Brahimllari se tradhtoi shokët duke u bashkuar me Edi Ramën. Sipas tij, Braimllari dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit.
“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.
Ai dorëzoi listën me 12 mijë emra që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…” tha Meta.