Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA. Dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një të shtënë me armë në Fairmount Park, Filadelfia, mbrëmjen e së hënës, rreth orës 22:30, në Ditën e Përkujtimit.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën gjatë një tubimi të madh në park. Mes të plagosurve janë edhe tre adoleshentë të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç. Dy viktimat janë një burrë dhe një grua, ndërsa personat e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia nuk ka bërë ende arrestime dhe as nuk ka gjetur armën e krimit. Ngjarja ndodhi vetëm një ditë pas një tjetër të shtënë masive në Karolinën e Jugut.