Kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, komentoi sot në një intervistë televizive zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke vënë theksin tek reagimet e opozitës dhe pritshmëritë e saj për rezultatin e zgjedhjeve.
Bido theksoi se opozita po përdor të njëjtat akuza dhe retorikë që nga vitet e mëparshme, duke u shprehur se humbja ishte e pritshme që prej fillimit të vitit.
“E dinim që në janar se çfarë do të ndodhte. Është një histori që përsëritet nga opozita, një retorikë e vjetër që nis me ‘librin e zi’, të njëjtën që kemi dëgjuar që në vitin 2001. Nuk kam dëgjuar asnjë mik të djathtë që të thotë se strukturat e PD-së mendonin se do të fitonin. Tani po dalin me një alibi për një humbje që e dinin,” tha Bido.