Ish-kryeministri Sali Berisha u takua me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke vlerësuar rolin e tyre kyç në ripërtëritjen dhe modernizimin e partisë.
Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në strukturat e PD-së si një hap të domosdoshëm për të arritur objektivat e ardhshme dhe për të forcuar prezencën e partisë në vend.
“Faleminderit shumë për fjalimin tuaj, Antonio, i cili është një nga miqtë më të çmuar dhe më të afërt të kësaj partie dhe të këtij vendi. Kjo audiencë, i dashur Antonio, është audienca e vërtetë e shpresës. Nëse do ta përkufizoja, do ta quaja audienca e shpresës për partinë dhe për vendin. Ju jeni vizioni. Vizioni juaj është vizioni më i mirë për partinë. Ne qëndruam për modernizimin e partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në modernizim e partisë. Ju mund të bëheni boshti kryesor i arritjes së të gjitha objektivave tona. Dhe unë jam shumë optimist. Ju keni të gjitha cilësitë dhe potencialin për të përmbushur misionin dhe detyrën tuaj.”
/5pyetjet.al









