-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Trafikonin armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohen 10 persona, në kërkim dy të tjerë

Kryesoret

Operacioni i koduar “Puzzle” u finalizua pas një hetimi 5-mujaor me metoda proaktive. 12 persona trafikonin armë zjarri nga Kosova në Tiranë.

10 persona janë arrestuar dhe ato janë Emirel Tusha, 32 vjeç, Leandro Haxhiaj, 21 vjeç, Fabricio Berberi, 26 vjeç, Rikardo Hajdaraj, 21 vjeç, Visar Murati, 23 vjeç, Kevin Farruku, 18 vjeç, Geraldo Muraj  22 vjeç dhe Adriano Shehu 23 vjeç. Ndërsa me datë 1 maj u arrestuan edhe Altin Pajaziti dhe Kadri Prushi.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy të tjerët R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Sipas hetimeve ata siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë

Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit