Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri 36-vjeçari Arbër Gorgea.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur gjatë një parakalimi në aksin rrugor “Katër Rrugët e Fllakës–Katund Sukth”, ku një 30-vjeçar nga Kavaja, ka qëlluar me armë zjarri drejt automjetit “Lancia”, në të cilin ndodhej Arbër Gorgea, i cili mbeti i plagosur.
Në makinë ndodheshin edhe dy të mitur, 14 dhe 15 vjeç, të cilët nuk kanë pësuar lëndime.
Ngjarja dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti të mëparshëm mes tyre ku mësohet se Gorgea kishte ushtruar dhunë ndaj babait të 30-vjeçarit. Autori është shpallur në kërkim, ndërsa policia po vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.